Categories Lajme

Mund të udhëtoni në Europë me vaksinim kinez apo rus? Ç’thotë Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar ditën e sotme në një studio televizive ka folur për pasaportat e vaksinimit.

Ndër të tjera Manastirliu është shprehur në Neës24 se deri në këto momente nuk ka një autorizim nga vendet evropiane në lidhje me këtë problematikë.

Ministrja theksoi se beson që edhe me vaksinat kineze e ruse, të cilat, nuk janë certifikuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave, janë të efektshme dhe do të lejohen së shpejti nga vendet Evropiane.

“ Ende nuk është e autorizuar dhe s’ka vendim të vendeve Evropiane nëse do të udhëtosh duhet të jesh i vaksinuar dhe me ato vaksina. BE merr parasysh dokumentet e licencuara nga EMA, por ka edhe dokumente shtesë, si të personave që nuk janë me COVID, apo e kanë kaluar.

Nuk ka ende vendim të autorizuar që pasaporta e vaksinimit do të përbeje vetëm një komponent, apo do të ketë të tre komponentët.

Megjithatë ajo që vlerësohet është që do të jenë të treja si kushte, nëse njëra prej tyre plotësohet do të krijojë të drejtën për të kaluar në një vend Evropian. Nuk besoj që është problem nëse një vaksinë nuk është certifikuar nga EMA.

Sepse këto vaksina mund të kenë dosjet e tyre atje. Pra janë të gjitha procese që kërkojnë kohën e tyre, nuk e përjashtojnë faktin që janë vaksina të efektshme, mbrojnë.”- tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME