Lajme

Mundësonte kalim të paligjshëm të kufirit/ Arrestohet 47-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Korçës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në muajin shkurt për veprën penale, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, për ndalimin e shtetasit Arben Gajtani, 47 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Maqedonia.

Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 03.02.2022, me 2 vjet burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close