Lajme

Mungesa e gjakut në QSUT, qytetarja: E sjellim vajzën 2-3 herë në muaj nga Vlora, nuk plotësohen që të marrë njëherësh 500 gramë

Pandemia e Covid 19 ka nxjerrë në pah probleme edhe për sëmundjet e tjera, e një prej shqetësimeve më të mëdha është dhe mungesa e rezervave të gjakut. Nëna e një vajze 11 vjeçarë nga qyteti u Vlorës, tregon se është e detyruar që të sjellë të miturën disas herë në Tiranë, për shkak se ka mungesë të rezervave të gjakut.

“Kur isha 7 muajshe shtatzënë më thanë se vajza do të lindtte me probleme, kishte anemi, u kthyem pasi nuk kishim letra. Në këtë periudhë të pandemisë ka pasur mungesa gjaku, duhet të marrë 500 gramë gjak, njëherë në muaj, dhe ka marrë vetëm 200, na duhet të vijmë 2 apo 3 herë në muaj në Tiranë. Është shumë e vështirë për ne, pasi vetëm bashkëshorti punon, vajza ka dhe probleme të tjera, e bëmë operacion për ti hequr tëmthin.

Zgjidhja e vetme që mund të jetë është ajo e transplantit, nuk i kemi mundësitë që ti bëjmë, pasi është dhe shumë i kushtueshëm. Bëjmë apel që njerëzit të dhurojnë gjak, pasi këta fëmijë e kanë të domosdoshme për të jetuar”, apelon qytetarja për gazetaren Fjona Çela.

Referuar gazetes Shendeti, një ndër sëmundjet e gjakut është edhe Drepanocitoza e cila është anemi me qelizat e kuqe të gjakut. Kjo formë jonormale e eritrociteve vjen nga ekzistenca e një hemoglobine defektoze te quajtur hemoglobina S, e cila shkakton probleme ne shendetin e pacienteve qe mbartin kete semundje. Shpëtimi i vetem është transfuzioni i gjakut ose transplanti i palcës kurrizore, por duke qenë se në vendin tonë kjo nderhyrje nuk mundesohet, pacientë janë të detyruar të bëjnë transfuzion gjaku ose ta kryejne ate jashte vendit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: