Categories Lajme, Politike

Mungesa e krahut të punës, Rama: Shqipëria duhet t’i qëndrojë kësaj stuhie, s’duhet të arrijmë në pikën kur….

Kryeministri Edi Rama nga konferenca për forumin ekonomik, tha se vendi po përballet me një krizë për burimet njerëzore dhe krahun e punës.

Mungesën e krahut të punës, Rama zgjodhi që ta quante si një “luftë”, por tha se është i bindur që Shqipëria do i mbijetojë kësaj stuhie.

“Ne duhet me patjetër ta përballojmë dhe efektet katastrofike që ne do i mbijetojmë nëse duam të mbijetojmë me sukses në ekonomi. Rritja e pagave lidhet me këtë fakt por dhe mundësinë që u krijua, të cilën nuk e kemi pasur më parë dhe do të sjellë efekte pozitive, shpresojmë që të rriten dhe në sektorin privat. Sot e gjithë sipërmarrja e ndjen, e dëgjon mungesën e mjaftueshme e kapitalit njerëzor.

Nuk duhet të arrijmë në pikën që krahu i punës nuk mund të jetë më element konkueshmërie, 30 vjet më parë kur u hodhën themelet e fasonetritë ishte një gjeneratë e re gra dhe vajzash që u ulën, sot ato po dalin në pension në një punë të vështirë por të paguar pak, duke i dhënë mundësi sipërmarrësve që tu thonë porositësve, që këtu mund të prodhoni në gjithë firmat me kosto të ulta.

Nuk gjenden më këto vajza, as në Kamëz, as periferi që kanë qenë baza e kapitalit njerëzor të kësaj industrie. Duhet ndërruar loja, dhe të kalohet në një tjetër nivel duke e lënë pas fitimin. Duhet që sot të ketë një aleancë më bindjen që ky është moment me strategji ekonomike për çdo sipërmarrjen, bazuar tek nevoja. Shqipëria duhet t’i qëndrojë kësaj stuhie që duhet rezistuar”- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME