Categories Lajme

Murrizi: Saimir Tahiri do plasë kasetën me përgjime në orën 16:00, ishalla nuk ju kap burgu atje ku jeni filmuar

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi deklaroi se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të publikojë përgjime nga ndonjë hotel në jug të Shqipërisë në orën 16:00, në kohën kur Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin për të.  Murrizi ironizoi ndryshimet në Kodin Penal duke nënvlerësuar dënimet për ruajtjes e sigurisë publike apo parandalimin e ndotjes akustike në ambinet publik. Murrizi tha se ishte habitur nga arsyetimi që presidenti kishte bërë duke e quajtur të papërshtatshëm nenin për përgjimet.

“Ju kërkoni burg për çdo gjë. Burg për ata që dalin me daulle. Më habiti që Meta kishte quajtur të përshtatshëm nenin për përgjimet përgjimet. Edhe ju nuk duhet ta kishit bërë këtë kod. Armani terital nga koka deri të këmbët. Po t’jua shikon kasetat e TVSH-së duken si brigadier. Sot iu shndrit surrati. Dhe kur flasin për luftë kundër korrupsionit është gallatë e madhe.Mos e shihni si betejë mes jush dhe shokut tuaj të ngushtë të atij me të cilit hapët shampanjën kur ndryshuat emrin e PPSH, filluat të ndryshonit edhe emrat tuaj. Nga Jorgo në Kajmak, nga shërbeti në kos. Ndaj jam kundër kësaj beteje false që keni me njëri-tjetrin. Mirë bëri që bëni që e miratoni këtë se kampioni po shkon në gjykatë dhe vendimi do jepet në orën 16:00. Ndoshta e ka edhe ai ndonjë përgjim, ndonjë kasetë për ju për këta në ndonjë hotel në jug të Shqipërisë. Duhet të hyjë në fuqi sot pasdite në orën 17:00 sepse pas vendimit të orën 16:00 do dalin përgjimet nëpër ekrane dhe nuk do dini ku të shkoni. Ishalla nuk ju kap burgu atje ku jeni filmuar. Negociatat nuk janë penguar nga daullet apo rrahja e kafshëve, u shpreh Murrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME