Lajme

Muzika deri në fund orëve të vona, procedohet pronari i lokalit në Himarë

Është proceduar penalisht pronari i një lokali në Himarë. Policia bën me dije se në ambientin e 33-vjeçarit vihej muzikë shumë e lartë në orët e vona, gjë që i bëri pushuesit ta denonconin.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Vijojnë kontrollet gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë mesnatës, për të parandaluar ndotjen akustike dhe shqetësimin e banorëve/pushuesve. Vuri në mesnatë, muzikë të lartë, në lokalin që kishte në pronësi, procedohet penalisht 33-vjeçari. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Në vijim të kontrolleve të kryera në bazë të kallëzimeve të qytetarëve/pushuesve, për muzikë tejet të lartë dhe pas orarit të përcaktuar, në lokale në qytet apo në zonë bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë konstatuar dhe kanë goditur një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, rast për të cilin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në mesnatë, në lokalin në pronësi të 33-vjeçarit, në lagjen “Spile”, shërbimet e Policisë konstatuan se ishte vënë muzikë e lartë që shqetësonte banorët/pushuesit përreth. Gjithashtu, për këtë rast u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close