Lajme

Muzikë të lartë në lokal e në gomone

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht 2 persona për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndërkohë që ka sekuestruar edhe disa pajisje muzikore. Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë konstatuar dhe kanë proceduar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit:

-B. L., banues në Tiranë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në lokalin e tij.
-O. B., banues në Vlorë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në një mjet lundrues tip gomone. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: