Categories Lajme

“Na dha fjalën, do vinte në gusht të festonte ditëlindjen”/ I biri iu masakrua me thikë, babai prek me dedikimin (FOTO)

Zbardhet identiteti i 24 vjeçarit shqiptar i cili u vra me thikë gjat një sherri maqedonas në Hamburg të Gjermanisë. Viktima është shtetasi Blerim Kola.

I riu shqiptar dhe autori maqedonas njiheshin dhe ishin konfliktuar edhe më parë, por të mërkurën u takuan për t’u sqaruar. Mirëpo, ky sqarim degradoi në sherr dhe të dy u përleshën me thika, ku për shkak të plagëve të rënda Blerim Kola ndërroi jetë.

Arsyeja e sherrit mes tyre ende nuk dihet, ndërsa i ati i të ndjerit Blerimit, Xhemal Kola përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton ndarjen nga jeta të djalittë tij dhe prek më fjalët për të.

Sipas të atit, Blerimi i kishte dhënë fjalën familjes se do të vinte në gusht për të festuar ditëlindjen, por plaga me thikë e dhënë nga maqedonasi i mori jetën pak para se i ndjeri të festonte ditëlindjen e tij të 25-të.

“Me Hidherim Te Thelle Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na goditur si rrufeja kjo fatekeqesi e madhe per familjen tone ,nuk e prishni nje gje te tille, Na pate dhene fjalen se do vije te festonim ditelindjen se bashku ne GUSHT .POR JA QE NUK PASKA QENE E SHKRUAR QE TA FESTONIM BASHK SI FAMILJE. Qofsh banor xhenetit djali im ishalla zoti nuk ben me keshtu fatkeqesira ne asnje familje Shqiptare…” shkruan Xhemal Kola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME