Categories Lajme

“Na informuan para katër ditësh”/Artan Hoxha zbulon bisedën telefonike me Nard Kokën, vëllain e Lefter Kokës

Artan Hoxha ka zbuluar bisedën me Nard Kokën, vëllanë e ish-ministrit Lefter Koka, pas arrestimit të këtij të fundit lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

“Një nga pronat e sekuestruara është kantina e pijeve “Skënderbeu”. Unë dua të jap vetëm dy gjëra që më ranë në sy, së pari këto lloj arrestimesh kryhen me një skuadër të ngushtë të BKH me njësi të caktuara të policisë kryesisht janë njësi civile që marrin një objektiv dhe e mbajnë në vëzhgim para se të marrin vendimin e gjykatës.

Koka u kap sot në mëngjes në një lokal. Ndërkohë, Klodian Zoto nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, pra, ai është në Shqipëri. Edhe fakti që, policia s’e ka gjetur dot, por nga kërkimet e tjera rezulton se ai është në Shqipëri.

Personi i 3-të, Stela, thuhet se është brenda Shqipërisë, por nga informacionet që kam unë, ajo është jashtë.

Nëse u arrestua i pari Koka, pse duhet të dilte kaq shpejt lajmi pa u arrestuar dy të tjerët? A ka ndonjë rrjedhje informacioni që këta dy të tjerët i morën masat?

Nga kontakti me Nard Kokën, një personazh shumë kontravers e kam pyetur në lidhje me arrestimin, atij i kanë thënë kemi këtë urdhër duhet të shkojmë në shtëpi, atje është bërë kontrolli i shtëpisë nja dy orë. E pyeta a keni pasur dijeni? Nardi më tha “na thanë po na ka ardhur një informacion para katër ditësh dhe vëllai zgjodhi këtë, që të mos largohej”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME