fbpx
Lajme

“Na jep 250 mijë euro ose…’, zbardhet pengmarrja e 23 vjeçarit në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me një tjetër kanë marrë peng dhe kanë kërcënuar për t’i marrë një shumë prej 250 mijë eurosh një 23 vjeçari maqedonas.

Policia bën me dije se forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake”.

Në këtë operacion u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button