Categories Lajme

“Na ka prurë halli këtu, nuk është e lehtë për një grua të gdhihet në grevë”, flasin naftëtaret e Ballshit

Vijon protesta e naftëtareve në Ballsh, të cilat janë në ditën e dytë të grevës së urisë. Pasi kanë kaluar një natë me reshje, dhe të ftohtë naftëtaret e Ballshit, kanë nisur dhe komplikacionet e para të shëndetit të tyre, e megjithatë thonë që nuk do të tërhiqen nga greva, pasi kërkesat e tyre janë të drejta.

“Nuk është e lehtë për një grua dhe për një nënë që të gdhihet në grevë urie. Aq më tepër që nuk kishim as ilaçet me vete, ka qenë një natë e dhimbshme dhe e vështirë. Shëndeti i shoqeve dhe imi nuk ka qenë i mirë, por jemi të detyruara që të marrim këtë vendim. I bëj thirrje ministres që të kthejë sytë nga ne, pasi nuk do të thyhemi kollaj.

Kam 34 vite që punoj si laborante në Rafineri, dhe jemi të gjitha me sëmundje të tjera, por kërkojmë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.  Sinqerisht nuk kam komunikuar me vajzat dhe me bashkëshortin, por jam shumë të vendosura për të qendruar këtu, se na ka çuar halli”, shprehet një prej grevisteve.

Gratë greviste shprehen se ato do të qendrojnë në grevë, deri në fund, dhe nuk do të pranojnë të zëvendësohen.

“Kryeministri të mbledhë njerëzit, dhe të na japë një zgjidhje, unë nuk shkoj dot në shtëpi, se kam dy vajza në shkollë, që kërkojnë lekë e libra, e nuk ua mundësoj dot”, shprehet më tej naftëtarja.

Mjekja e cila po viziton 10 gratë që kanë hyrë në grevë shprehet se gjendja e tyre nuk është fare e mirë, pasi shumë prej tyre vuajnë edhe nga probleme me ankthin, dhe me tensionin, dhe nuk mund të qendrojnë për shumë gjatë në një ambient të tillë të vogël dhe të mbyllur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME