Categories Lajme

“Na pa egër”, shqiptarët tregojnë pse e rrahën 42-vjeçarin grek pa mëshirë deri sa i ndali zemra

Dy persona janë kapur sot nga policia për ngjarjen e ndodhur në fundjavë, ay ku humbi jetën një 42-vjecar grek që u rrah brutalisht nga të rinjtë.

Të dy të ndaluarit sipas raportimeve, janë shqiptarë, por njëri ka nënshtetësi greke. Dimitris Kordas u drrah nga një grup prej pesë shqiptarësh të dielën në një lokal nate “Sante Rock Bar”.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, nga dëshmia e dhënë në polici, gjithçka ka nisur për motive banale. Si duket, ndërsa shkonte në tualet, 42-vjeçari ka prekur një prej tyre dhe i “ka parë egër”.

Dhe më pas, pasi dolën nga lokali, ata e pritën  kur ai doli me të dashurën e tij, dhe e rrahën aq shumë sa nuk arriti dot të mbijetonte disa orë pas ngjarjes.

Dy të rinjtë që janë kapur nga policia janë pikërisht ata që kanë goditur 42-vjeçarin, ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk është përfshirë drejtpërdrejt në rrahjen e tij, megjithatë ata janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia.

Tashmë, autoritetet do të përpiqen që të zbulojnë se cili nga dy të arrestuarit ka qenë ai që e goditi Kordas në kokë me dorezë hekuri duke i shkaktuar humbjen e jetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME