Categories Lajme

Nafta në bursë arrin nivelin e paraluftës, deputeti i PD zbulon skemën sesi Bordi i Transparencës po vjedh shqiptarët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kritikon Bordin e Transparencës për mënyrën sesi po vendos çmimin e karburantit në vend. Duke iu referuar faktit se në bursë, çmimi i naftës për fuçi ka rënë në 92.8 dollarë dhe thuajse në nivelet e paraluftës, Sula sqaron se një litër naftë në vend duhej të shitej sot me 206 lek për litër.

Postimi i Sulës:

Skandal, si po i vjedh Bordi i Transparencës qytetarët Shqiptar. Dje postova në Facebook sesi qeveria greke ka lënë pushimet për të menduar bërë gati paketën e ndihmës për qytetarët duke rritur pagën minimale dhe uljen e taksave. Ndërkohë në Shqipëri qeveria jo e jo që se vendos ujin në zjarr, por kemi edhe bordet që u ngritën për transparencë por në fakt ka përfunduar për të vjedhur qytetarët.

 

 

Prej ditësh në bursë çmimi i naftës ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë por BORDI I VJEDHJES nuk denjon të ul çmimin.

299141855 468772435256807 7016972293475297002 N

Sot në mëngjes një fuçi naftë shitej me 92.8 dollarë. Nëse do të bënim përllogaritjen duke përfshirë të gjitha taksat dhe normën e rritur nga bordi të fitimit për importuesit e naftës, një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 222 lek për litër. Më posht po bëj përllogaritjen:

Çmimi per liter pa taksat sipas çmimit në bursë: 92.9 all/liter + akcize 38.2all/liter + takse karboni 3 all/liter + takse qarkullimi 27all/liter+ takse markimi 0.61all/liter + tvsh 20% 40.27all/liter+ 3 lek marzhi fitimit + 2 lek per liter kosto transporti= 206.98 lek per liter.

Ky do duhet te ishte çmimi i naftes sot me pakice. Theksoj duke vendosur edhe normen e rritur te fitimit nga bordi per importuesit. Por vjedhja nuk ka fund ne Shqiperi. Bordi mblidhet menjehere per te rritur çmimin por ben sikur nuk eshte vigjilent kur behet fjale per te ulur çmimin.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME