Categories Lajme

Nafta shtrenjtohet për herë të gjashtë në pak muaj

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, po me rritje prej 8 lekësh. 183 lekë naftën dhe benzinën me 184 lekë e tregton një tjetër pikë. Çmimet e naftës dhe benzinës luhaten përkatësisht nga 182 lekë në 186 lekë tek një tjetër. Gjatë këtij viti, çmimi i naftës është rritur disa herë, duke arritur në rreth 184 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 36 lekë për litër, ose rreth 20%.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në bursa, ku nafta tregtohet me 84 dollarë për fuçi, nga rreth 20 dollarë që zbriti në mars 2020, kur bota filloi të vuante pasojat e pandemisë, ndërsa është afër niveleve më të larta që nga nëntori i vitit 2014. Nafta e papërpunuar është rritur në vitin 2021 ndërsa ekonomitë rikuperohen nga pandemia e  COVID-19. Ecuria e mëtejshme varet nga vendimi i OPEC-ut lidhur me nivelet e prodhimit.

GRAFIKU / Ecuria e çmimeve të naftës në bursat globale gjatë 20 viteve të fundit (dollarë për fuçi) Aktualisht nafta në vend është afër niveleve rekord historike prej 190-200 lekësh që arritën në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 84 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 110-120 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose 38 lekë më shumë se 10 vite më parë.Ekspertët e tregut pohojnë se në bursa, nafta mund të arrijë deri në 100 dollarë për fuçi, që do ta çonte karburantin vendas në rekordet e 210 lekëve.

Një tjetër faktor që do të ndikonte në shtrenjtimin e karburanteve është plani i fundit i qeverisë, që synon të indeksojë nivelin e akcizës me inflacionin vit pas viti, në të gjitha mallrat që tatohen me akcizë si karburantet, kafeja, birra dhe cigaret. Nëse niveli i inflacionit mesatar kalon këtë vit mbi 2.5%, akciza e naftës rrezikon të arrijë në 38 lekë vitin që vjen nga 37 lekë aktualisht. Duke llogaritur shtrenjtimin e çmimeve dhe indeksim e inflacionit, vetëm taksat në një litër naftë pritet të arrijnë në 130 lekë, sipas operatorëve të tregut. Në vitin 2020, sipas INSTAT, importet e karburanteve ishin rreth 533 mijë tonë, niveli rekord i pas viteve ’90. Në tregun e pakicës, nafta ka një vlerë totale rreth 710 milionë eurosh, me çmimin mesatar 160-165 lekë që zbriti vitin e kaluar, ose mbi 820 milionë euro me çmimet aktuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Shtunë, 30 Mars 2024

Dashi Disa probleme te hershme do dalin serish ne drite sot dhe do keni mosmarrëveshje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë Fierit, 55-vjeçari përplas për vdekje 65 vjeçarin

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosi me thikë 35-vjeçarin në Vlorë, arrestohet i riu. Çfarë thotë policia

Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Vlorë, pasi dyshohet se goditi me mjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME