Categories Lajme

Naftëtarët e Ballshit në ditën e 6 të grevës

Sot bëhet e gjashta ditë radhazi që minatorët e Ballshit janë në grevën e urisë për plotësimin e një sërë kërkesash.  Mësohet se gjendja e tyre është rënduar, pasi disa prej tyre janë me sëmundje të mbartura prej vitesh, për shkak edhe të punës shumëvjeçare, në kushte të vështira në uzinën e naftës. Grevistët u shprehën se heshtja e institucioneve, duke mos dhënë asnjë përgjigje, i vret më shumë.

“Mos marrja e nje përgjigje qoftë pozitive apo negative po na vret me shumë. Të thonë që rafineria nuk punon, por të japin një zgjidhje. Duhet të mendohen mirë se çdo përgjigje lidhet me fatin e qytetit dhe familjeve tona. Ato lekë që na kanë me gjyqe të na i japin.”, tha një prej grevistëve. Ndërkohë, një prej naftëtarëve, Aleksandër Merdani është transportuar në spitalin e Fierit për të kryer analiza më të detajuara pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

“Kemi frike të shkojmë në spital nga covid edhe po të vijnë mjekët këtu kemi frikë. Jemi të vendosur për të rezistuar deri në fund me këtë grevë. Familjet nuk kanë asnjë mundësi tjetër ekonomike për të përballuar jetesën.”, shtuan ndër të tjera protestuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME