Lajme

Naftëtarët e Ballshit të lodhur me fjalët boshe, gati të futen në grevë urie

Naftëtarëve të Ballshit, pas shumë ditëve protesta duke kërkuar pagat e prapambetura të tyre, duket se i është sosur durimi.

Ata mblidhen çdo mëngjes përballë rafinerisë dhe kërkojnë të drejtat e tyre përballë një kompanie inekzistente.

Këtyre protestave u janë bashkuar edhe punëtoret e stacionit të pompimit në Poçem të cilët kanë 27 muaj pa marrë pagat.

Njëri nga punonjësit tha:

Gjendja është e agravuar, njerëzit janë të revoltuar sepse kemi 5 muaj që nuk kemi marrë përgjigje nga firmat. Edhe në takimin me zv.ministrin ne nuk morëm një zgjidhje. Ne duam vetëm pagat.”
Revolta e tyre vazhdon pasi ndjehen të hedhur në rrugë, të braktisur dhe askush nuk merr përgjegjësi mbi fatin e tyre.

Deri më tani janë mbi dhjetë protesta të organizuara nga ana e tyre dhe ata shprehen se janë gati të futen në grevë urie sepse nuk po bien në ujdi me askënd.

Për oranews ata thonë:

E kemi menduar të futemi në grevë urie, nuk kemi mundësi tjetër,”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close