Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e tyre teksa sot janë mbledhur para Ministrisë së Energjitikës në Tiranë. Ata protestojnë me pankarta në duar dhe me thirrjet, ”duam paret tona, mos i prekni punëtorët dhe uzina është e jona”. Teksa protestonin janë përplasur edhe me forcat e policisë. Uniformat blu nuk lejojnë zhvillimin e protestës dhe i kanë bërë thirrje naftëtarëve që të ruajnë distancën për të respektuar masat anti-covid.
Categories
Lajme