Lajme

Namik Dokle rrëfen betejën me Covid, “Ai iku çalë-çalë”,

Ish-politikani socialist Namik Dokle dhe bashkëshortja e tij e kanë fituar betejën me koronavirusin. Dokle tregon në rrjetet sociale se përballja me virusin nuk ka qenë fort e lehtë, por në sajë të ndihmës dhe përkujdesjes së fëmijëve të tyre ata ja kanë dalë. Dy vajzat e Dokles janë mjeke, dhe përkujdesja e tyre nuk ka munguar në këto ditë të vështira.

Postimi i Dokles: MË NË FUND… PA COVID, E mundëm, e vumë përfundi, e përzumë covidin nga shtëpia. Ai iku çalë-çalë, por na la edhe ndonjë plagë. Po shkojmë drejt normales. Ia dolëm se patëm Anikën, ëngjëllin tonë shpëtimtar, patëm Blerin, Onin dhe Inën, ëngjëjt mbrojtës dhe Manjolën, ëngjëllin këshillues nga Italia! Ia dolëm se patëm të afërm dhe miq pa fund që na ofruan dashuri, kurajo dhe lutje të përzemërta për shërim! Sa do të dëshiroja që, sot, fjala FALENDERIM të kishte fuqi një mijë herë më të madhe, për të gjithë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: