Categories Lajme

Nard Ndoka: E pafalshme, ia besova të ardhmen e PDK-së Bashës, do largohem

Nard Ndoka në një dalje televizive ditën e sotme ka deklaruar se do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë Demokristiane pasi kjo e fundit nuk arriti që të siguronte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri,” tha Ndoka. Gjithashtu, ai ka bërë përgjegjës kreun e PD-së Lulzim Basha për humbjen e zgjedhjeve ndërsa shtoi se një ndër gabimet ishte mos dalja në koalicion me LSI-në.

“I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës. Një ndër gabimet ishte mos dalja në një koalicion me LSI-në. Ky është dëmi më i madh që iu bë opozitën, frymës, duke na penalizuar në raport me një kundërshtar që nuk po garonte me programe me ide, po me njerëz të lidhur me krimin, duke blerë vota.” Në këto zgjedhje, Nard Ndoka mundi të fitonte vetëm 228 vota preferenciale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME