Lajme

NASA dhe SpaceX nisin 4 astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

NASA dhe SpaceX nisin 4 astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Misioni hapësinor i NASA dhe kompanisë së Elon Musk, Space X,  është nisur me sukses nga Qendra Hapësinore e Kennedy-t. Monentalisht, anija kozmike është duke përshkruar atmosferën e tokës, ndërsa deri më tani ka shkëputur vetëm pjesën e parë.

Misioni i ditës së sotme, shënon herën e tretë që kompania private e hapësirës SpaceX dërgon në orbitë austronautë. Misioni nis po ashtu një epokë të re të ripërdorimit në eksplorimin e hapësirës, pasi u përdor e njëjta raketë Falcon 9 që dërgoi katër astronautë në ISS nëntorin e kaluar dhe e njëjta anije kozmike Creë Dragon që dërgoi dhe ktheu dy astronautë gjatë fluturimit të parë të ekuipazhit SpaceX majin e kaluar.

Ekuipazhi përbëhet nga astronautët e NASA-s Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, astronautin e Agjencisë Hapësinore Hapësinore Japoneze (JAXA) Akihiko Hoshide dhe astronautin e Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) Thomas Pesquet. Ata do të qëndrojnë në stacionin hapësinor për një mision shkencor gjashtë-mujor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: