Lajme

Ndahet nga jeta drejtori i medias shqiptare , ambasadorja jep lajmin e hidhur

Është ndarë nga jeta drejtori i medias më të madhe shqiptare në Itali,Franco Tagliarini, i cili ka qenë për një kohë të gjatë në krye të Albanian News. Lajmin e trishtë të ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri.

Bitri shkruan se Franco Tagliarini do t’ju mungojë të gjithëve pasi ka bërë shumë për shqiptarët gjatë viteve të gjata ku ka qenë pjesë e botimeve.

“Lajmi për vdekjen e Dr. FrancoTagliarini, Drejtori i @AlbNews me trishton thelle! Na ka munguar sot në Piazza Albania dhe do të na mungojë gjithmonë, njeriu që bëri aq shumë për Shqipërinë dhe për shqiptarët me kërkimin, arkivimin dhe botimin e tij. PREHU NE PAQE!”, shkruan ambasadorja Bitri.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close