Categories Lajme

Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 67-vjeçare gazetari, poeti dhe shkrimtari i njohur, Vasil Tabaku. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjete sociale.

Tabaku ka punuar mësues në shkollën 8-vjeçare në Ninësh, Mallakastër dhe më pas (1978-1986) drejtues në Pallatin e Kulturës në Ballsh.Në vitin 1986-1987 punoi si gazetar në gazetën “Dita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Deri në vitin 1993 punoi skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.

Më 1993-1998 punoi si gazetar në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH). Në vitet 2001-2002 ishte kryeredaktor i gazetës “Tirana Demokratike” dhe më pas, për dy vjet, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë”. Në vitet 2007-2014 punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare – ATSH.Më pas Tabaku punoi si reporter për një agjenci të huaj lajmesh për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.

Ai është autor i disa veprave letrare që u përkthyen në disa vende si SHBA, Greqi, Francë, Itali, Gjermani etje.

Tabaku është autor i 25 dokumentarëve televizivë dhe i qindra emisioneve televizive dhe radiofonike. Po ashtu, do të ishte botues i mbi 5000 shkrimeve, analizave dhe ese-ve publicistike në shtypin shqiptar. Së fundmi Keshilli Bashkiak e shpalli Qytetar nderi i Mallakastres.

Poeti Sami Sherifi ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për humbjen e mikut të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME