Categories Lajme

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci

Ka humbur jetën si pasojë e Covid 19, ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, pas përballjes prej disa ditësh me virusin e rrêzikshëm. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkêqësuar, dhe si pasojë ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm. Lorenci ka lindur me 13 Dhjetor 1949 në Lezhë. Pasioni i tij  i hershëm ka qenë futbolli. Per herë të parë. Nikolin Lorenci e ka veshur zyrtarisht fanellen e Besëlidhjes në maj të vitit 1965 në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri në fund të sezionit 1978-79 nuk i është ndarë fushës së  blertë duke thyer  një rekord  si titullar, pasi  nuk ka munguar në asnje ndeshje.

Nikolin Lorenci si futbollist  me fanellën e Besëlidhjes ka luajtur në 5 sezione, konkretisht: 1970-71,  1972- 73, 1973- 74, 1974- 75, dhe 1978- -79. Pasi ka lënë futbollin Nikolin Lorenci, nuk i është ndarë fushës së blertë, pasi më vonë ka sherbyer si trajner i Besëlidhjes, si shef i sportklubit dhe si drejtor sportiv në akademitë private te futbollit ne Lezhe, “Brians” dhe  “Porto” (“Shënkolli). Me 4 dhjetor 2018 këshilli bashkiak i Lezhës Nikolin Lorencin për kontributet e tij e shpall “Qytetar Nderi” të Bashkisë. Më herët Nikolin Lorenci ka marrë dhe titullin “Mjeshtër Sporti”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME