Lajme

Ndahet nga jeta ish-Presidenti George Bush në moshën 94-vjeçare

 

Ish-Presidenti i SHBA Xhorxh H.W. Bush ka vdekur në moshën 94 vjeçare në Houston.

George Bush ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e Ronald Reagan.

Megjithë e vlerësimet dhe popullaritetin e tij, ai u akuzua për shpërfillje të çështjeve të brendshme dhe u mund nga Bill Klinton në zgjedhjet e vitit 1992.

 Ai ishte një aviator i Luftës së Dytë Botërore përpara se të hynte në politikë në vitin 1964 si një republikan.

Në prill, ai u shtrua  në një njësi spitalore të kujdesit intensiv për shkak të një infeksioni, një javë pas vdekjes së gruas së tij Barbara.

Screenshot 2

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close