Categories Kulture, Lajme

Ndahet nga jeta këngëtari i shquar shqiptar ”mbreti i tangos”

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari i shquar shqiptar Rudolf Stambolla, i quajtur ndryshe dhe si ”mbreti i tangos”.

Rudolf Stambolla ishte këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz ishte një emër i suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60. “Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Rudolf Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.

Ai është cilësuar si një nga pionerët e muzikës së lehtë në vendin tonë, ndërsa gjatë viteve ka rrëfyer se ndikimin më të madhe dhe frymëzimin e ka pasur nga muzoka italiane.

Pavarësisht viteve, ai tregonte në intervista se nuk ndahej dot nga kitara, e cila kishte qenë dhe instrumenti që e kishte shoqëruar përgjatë gjithë jetës së tij. Këngëtari që prej vitit 1956 ishte i angazhuar pranë radio “Tiranës”, ku qëndroi për një kohë të gjatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME