Categories Lajme

Ndahet nga jeta në moshë të re arkitektja shqiptare, kolegët: Iku një njeri me shumë vlera

Një lajm i trishtë vjen pasditen e sotme, pasi mësohet se arkitektja shqiptare Evis Hansanllari është ndarë nga jeta në moshë shumë të re. Njoftimin e jep Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, ku kolegët e të ndjerës thonë se Hasanllari ishte një njeri me shumë vlera dhe ndarja e saj nga jeta është një humbje e madhe për arkitekturën bashkëkohore shqiptare.

“Të nderuar kolegë dhe miq! Afërmendsh që mjedisi ynë zgjohet më i varfër dhe I trishtë, kur ikën prej saj një njeri me kaq vlera. E tillë, ishte Evis Hansanllari, kolege dhe mike, e cila u nda nga jeta kaq herët, ndërkohë kishte kaq shumë vepra ndër duar ende pa përfunduar.

Historia e saj krijuese e prerë në mes brutalisht dhe kaq trishtë, mbetet një kapitull I pambaruar, I bërë me passion dhe guxim, me mencuri dhe inteligjencë kaq të spikatur. Evisi ishte nga ato vajza që lindi e mëncur dhe e jetoi jetën me dëlirësinë e një fëmije.

Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën nga afër dhe kanë punuar me vajzën fisnike, të talentuar, të jashtëzakonshme në rrugëimin e saj professional, por edhe për arkitektuën bashkëkohore shqiptare po ashtu, që humbi sot një prej arkitekteve më të përkushtuara.

Evis Hasanllari, ka përfunduar studimet e larta, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Dega Arkitekturë me rezultate të larta, në vitin 2000. Ka vijuar pranë këtij Fakulteti punën, si Pedagoge për një periudhë të gjatë kohe. Në vendin tonë kohë ka projektuar pranë disa kompanive të njohura dhe ka ndjekur zbatimin e shumë projekteve, ku mund ta përmendim si bashkëautore në projektin e “Terminalit e Aeropotit Nënë Tereza”.

Pasi është larguar nga vendi ynë ka vazhduar studimet Master, në “Berlin Institute of Technology – Technische Hochschule Berlin”, universitet i cili mban titullin “University of Excellence” si dhe krenarinë e shkollimit të 10 –të fituesve të Cmimit Nobel, për “Shkencë dhe Teknologji”. Në vitet në vijim të qëndrimit në Gjermani, ka punuar në kompaninë: “Unternehmen – Vössing Ingenieurgesellschaft”; ndër të tjera si bashkëautore dhe pjesë e grupit të punës që menaxhoi projektin e terminalit III në Aeroportin e Frankfurtit.

Në 10 vitet e fundit të jetës së saj punoi dhe jetoi në Frankfurt, përherë e lidhur ngushtë me aktualitetin e zhvillimeve urbane dhe arkitekturore në vendin tonë. Si një zë I afërt dhe fortëkumbues si një arkitekte jo vetëm në jetë por arkitekte dhe e fjalës së shkruar. Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Evisit, fjalët përballë humbjes s’kanë asnjë fuqi! Faleminderit për forcën dhe kohën që fale, Evis Hasanllari”, thihet në njoftimin e Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME