Categories Lajme

Ndahet nga jeta në moshë të re këngëtari nga Tetova (FOTO+VIDEO)

Lajm i hidhur nga Tetova. Ka pushuar së rrahuri zemra e këngëtarit Alush Hamiti. Lajmi ka marrë dhenë në rrjetet sociale. Alush Hamiti është këngëtar i njohur. Alushi rrjedh nga një familje muzikantësh. Hapat e para të karrierës i filloi në SHKASH “Xheladin Zeqiri”. Ishte 16 vjet këngëtar i kësaj shoqerie dhe gjatë kësaj periudhe mori pjesë nëper shumë koncerte në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.

Një ndër koncertet e tij me te suksesshme ishte ai i Turqisë, si dhe ne qytetin e Dibrës, në festivalin e këngës së lehtë qytetare i quajtur “Penastias” ku u shpërblye me çmimin e parë si dhe shumë çmime të tjera. Albumi i parë i Alush Hamitit doli ne shitje në vitin 1994 ku pati një sukses te madh ne treg.Këngëtari Alush Hamiti ka lançuar në treg mbi gjashtë albume.

Ja regimi për ndarjen e tij nga jeta në rrjetin social: Prehu në paqe Alush Hamiti, këngëtar shumëvjeçar i shoqërisë tonë.
Të qoftë dheu i lehtë dhe të falemnderojmë për gjithë kontributin e dhënë në XHZ, thuhet në njoftimin e SHKASH”Xheladin Zeqiri”-Tetovë

Te nderuar miq shok e familjar ju njoftojme se sot ka nderuar jete kengetari miku yne i cmuar Alush Hamiti!
Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi!
Zoti te shperblefte me xhenet e familjarve sabrin
gjithmon do jesh kujtesen tone, shkruan Omer Ceka

Sapo morem lajmin per vdekjen e mikut,kolegut tone Alush Hamiti,
Ke qene dhe do ngelesh gjithmone mes nesh si njeri me virtyte te larta njerzore,si artist i vertet i kenges..
Ngushellime familjes,shoqerise dhe kush e ka njohur..te qofte dheu i lehte, shkruan Mejreme Kurti.

te Aalhut jemi dhe te Ai do te kthehemi sot ndroj jete vllau jem ma i madhi dhe me i dashur te ne ne familjen tone Allahu inshaAllah ne xhenet te dergon na kepute shpyrtin sot Alush Hamiti te kemi dasht dhe gjithmon do te jesh ne zemrat tona Allahu te shperbleft me xhent firdaus. inshaAllah, shkruan Nezir Voka.

Sot mora lajm pikëllimin që ma theu zemrën,ndahet nga jeta ALUSH HAMITI shoku im Artisti i mirfillt i këngës shqipëtare,Shipkovicas i çmuar,antar i Sh.K.A. “Rexhep Voka ” njeri bujar dhe me urtësi të pa fund…të qoft dheu i leht e Zoti të pranoft në parajsë, shkruan Reshit Salihi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME