Categories Lajme

Ndahet nga jeta personazhi i njohur, masoni i parë shqiptar

Maksim Zotaj, i njohur si masoni shqiptar, është ndarë nga jeta. Lajmin e kanë bërë të ditur të njohur të të ndjerit, në rrjetet sociale.

Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i vetëdeklaruar, në vitin 2009 krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”. Shtëpitë botuese shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe akuzat ndaj tyre, duke e bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur. Në studio televizive, apo në opinione bërë publike, Maksim Zotaj ka shprehur qëndrime të padëgjuara më parë për publikun shqiptar. Në një intervistë dhënë në Prill të këtij viti për RTK, ai shpjegonte si ra në kontakt me masonët në SHBA. “Unë kam vajtur në Nju Jork në vitin ‘93 dhe aty rashë në kontakt me masonët. Unë iu kam nënshtruar rregullave dhe detyrimeve për të qenë mason dhe në vitin 2003 u bëra mjeshtër, u ngrita në nivelin e mjeshtrit”, tha Zotaj.

Në një tjetër intervistë, Zotaj ka përmendur emra politikanësh që kanë kërkuar të jenë pjesë e masonerisë:

“Lulzim Basha i ka kerkuar favor kryemasonit per te bere princin Leka II nje mason.

Vlen per t’u theksuar se Princi Leka, ka qene nje beniamin i Bashes, me te cilin ka punuar ne Ministrin e Jashtme, ate te Brendshme etj. Dhe lind nje pyetje nese Basha (pa dyshim duke ia dashur te miren Princit Leka per ta bere mason), po vete eshte nje mason ?! Sepse duke menduar se eshte gje e mire te besh nje mik mason, atehere kete te mire fillimisht e kerkon per vete . Prandaj mund te dalim ne konkluzionin se ndoshta Lulzim Basha vete eshte nje mason, por jo ne graden te konvertoje te tjere.

2 – Edi Rama i ka ofruar 3.5 milion euro per ta bere mason. Edhe pse nuk e permendi me emer si ne rastin e Lulzim Bashes, kryemasoni Zotaj, permendi se nje politikan i njohur qe ia ka hapur namin vetes ne tere Shqiperine se eshte mason, i ofroi ate shume per te marre realisht anetarsine e masonit. I vetmi politikan qe ka pretenduar me te madhe dhe qe ka dashur qe te tjeret ta konsiderojne si mason eshte Edi Rama.

3- Fatos Nano i ka ofruar 1 milion euro per t’u anetaresuar si mason. Maksim Zotaj ndalet vetem tek keto 3 raste, per me shume ai sugjeron t’i drejtohemi dosjes qe ai ka depozituar ne prokurori se aty ka detaje per cdo politikan. Nje gje tjeter qe te ben pershtypje eshte emertimi si hajduter, nga ana e kryemasonit te te gjithe politikaneve shqiptare, qofshin te majte apo te djathte. Informacion qe ai ndoshta e ka me te detajuar meqenese ai si Mjeshter i madh i masonerise boterore ka akses ne informacionin e detajuar qe ata kane per cdo politikan ne siperfaqen e tokes”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME