Lajme

Ndahet papritur nga jeta një tjetër gazetar. Punoi për 40 vite në media

U nda sot nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70-vjeçare gazetari Maksim Sinemati.

Ai punoi me përkushtim rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) si Drejtor i Lajmeve të Jashtme. Maksi nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare. Ai dha kontribut edhe në vitet që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Të afërmit, miqtë dhe kolegët humbën njeriun e tyre të dashur, ndërsa media humbi një tjetër gazetar. Pak ditë më parë u nda nga jeta në moshën 55 vjeçari gazetari i njohur Fatos Baxhaku.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button