Categories Lajme

Ndalohen 4 të rinjtë në Korçë, U kapën duke transportuar emigrantë

Qarku Korçë, Vijon operacioni policor “Perimetri”. Goditen 2 raste të tjera në Korçë e Pogradec, të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për g oditjen e aktivitetit k riminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë g oditur dy raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve J. D., 18 vjeç; R. P., 20 vjeç, banues në Korçë dhe E. M., 20 vjeç; J. H., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Podgorie, mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. P. dhe pasagjer shtetasin J. P., me të cilin po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm.

Si edhe në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjer J. H., duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 400 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME