Categories Lajme

Ndalohen dy persona në Durrës, u kapën me 28 zarfe me 5-she dhe 10-she duke blerë vota

Dy persona janë arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme në zonën e quajtur Bishti Kamëz në Durrës. Sipas një njoftimi zyrtar të shpërndarë nga policia në pranga janë vënë N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç të cilët akuzohet se po shpërndanin para në këmbim të votës.

Blutë javë vënë në kërkim të tyre pas informacioneve se dy personat e arrestuar po kryenin veprime për shit-blerjen e votës në një automjet Passat.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar 28 zarfe me para të prerjeve 5-she dhe 10-she që dyshoheshin se do të përdoreshin për të blerë vota dhe disa fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe g oditjen e paligjshmërisë për krimet zgjedhore, specialistët për H etimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ar restuan në flagrancë për veprën p enale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, shtetasit N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik

Shërbimet e Policisë nga informacionet e marra në rrugë operative se në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër K orrupsionit dhe K rimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME