Categories Lajme

Ndalohen katër persona dhe dy doganierë në Portin e Durrësit

Katër persona, mes të cilëve dy doganierë janë arrestuar nën akuzën e kontrabandës me medikamente dhe mallra të tjerë, si dhe shpërdorim detyre.

Një informacion i marrë në rrugë operative nga struktura e Krimit Ekonomik në policinë e Durrësit ka vënë në lëvizje shërbimet policore të cilat kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një furgon që qarkullonte në zonën e plazhit të Durrësit dhe shpërndante e tregtonte medikamente pa asnjë dokumentacion.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe teste të shpejta  Antigen. Në flagrancë u arrestuan pronari i mjetit një shtetas nga Kosova me banim në Londër dhe drejtuesi i mjetit një 35 vjeçar nga Kukësi.

Pas veprimeve të para hetimore u arrestuan edhe dy doganierët, përkatësisht 58 dhe 52 vjeç me banim në Durrës. Ata kanë qenë në turn dhe akuzohen për shpërdorim detyrë pasi nuk kanë kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit gjatë kalimit të tij në doganë me  mallrat ko ntrabandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME