Lajme

Ndalohet 1 shtetas, U kap duke transportuar 5 emigrantë

Vijon operacioni policor “Perimetri”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për H etimin e K rimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit k riminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit shqiptar E. T., 28 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, në Qafë Thanë, këtë shtetas duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: