Lajme

Ndalohet 25-vjeçari italian, tentoi te kaloje kufirin me dokumenta false

Policia e Kakavijës ka ndaluar një shtetas italian, pasi akuzohet për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”, si dhe ka proceduar penalisht një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH kanë kapur shtetasin italian G. C., i cili ka hyrë në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu gjatë kontrollit personal të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti italiane e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit G. C., 25 vjeç, banues në Itali, si dhe u procedua shtetasi A. T., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka dhënë ndihmë shtetasit G. C. për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: