Lajme

Ndalohet 30-vjeçari në Kurbin! Çfarë iu gjetën në banesë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30 vjeçar në Kurbin pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në vende të ndryshme të BE-së.

‘Finalizohet operacioni policor “Aksesorët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së sendeve me vlerë. Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me mbeshtetjen e Departamentit të Policisë K riminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një h etimi disamujor.

Sekuestrohen 2 krehra pistolete me f ishekë, m unicion l uftarak, ora të markave të ndryshme dhe sende të tjera me vlerë që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti k riminal.

Kapet dhe vihet në p ranga 30-vjeçari që ushtronte veprimtari k riminale në fushën e v jedhjes së banesave në disa vende të BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara për një shtetas që dyshohet për veprimtari të jashtëligjshme në fushën e vjedhjes së banesave në vendet e BE-së, pas një hetimi disamujor finalizuan operacionin “Aksesorët”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit B. N., 30 vjeç, banues në Kurbin (i arrestuar më parë jashtë shtetit).

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të banesës, në kuadër të procedimit penal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës p enale ose të veprimtarisë k riminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e a rmëve l uftarake dhe m unicionit”.’- njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: