Categories Lajme

Ndalohet 41-vjeçari nga Kosova, tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kukësit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me Kosovën me dokumente të falsifikuara.

Policia e Kukësit njofton se A. M., 41 vjeç, banues në Kosovë është arrestuar në flagrancë ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër person, B. E, edhe ky banues në Kosovë.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të PKK Morinë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë automjeti tip autobus, ku udhëtonte si pasagjer shtetasi A. M.

Gjatë kontrollit në valixhen e shtetasit A. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. E., i cili dyshohet të jetë i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qellim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME