Categories Lajme

Ndalohet 48-vjeçari në Durrës, zbulohet skema si i zhvaste qytetarët

Durrës  , Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Karrotreci”. Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar që kryente vj edhje me anë mashtrimit, i d ënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin ky shtetas largohej pasi kryente vjedhjet.

Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Karrotreci”, në kuadër të të cilit u a rrestua në flagrancë shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Tropojë, i dënuar disa herë për v eprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në Sukth, Durrës, rreth orës 16:00, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 60.000 lekë të reja, shtetasit P. Z. (pronar i një karrotreci).

Ky shtetas realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. M. është autor i dyshuar i 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E. Ç.;

Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 65.000 lekë, shtetasit A. P.;

Më datë 18.04.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 euro, shtetasit P. P.

Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 euro, shtetasit A. G.;

Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 euro, shtetasit S. M.;

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz” që ky shtetas e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth, Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME