Lajme

Ndalohet Drejtori i Zonave të Mbrojtura dhe tre vartësit e tij në Lezhë, çfarë u zbulua nga hetimi

Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni, dhe tre inspektorë të këtij institucioni janë ndaluar nga policia.

Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti, pasi në zonën e mbrojtur të Kune-Vainit prej disa javësh po hidheshin inerte. Rasti u denoncua në një emision investigativ, i cili ishte edhe shkak i nisjes së hetimeve.

Policia ende nuk ka reaguar, pasi aksioni është në vijim e sipër.

Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Lezhës, me kërkesë të Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe dhe dyshimin për tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close