Lajme

Ndalohet i riu në Lushnje, Rreh të moshuarën dhe i merr varësen e floririt

Lushnje- Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për grabitje. I arrestuari është P. L., 25 vjeç, banues në Lushnjë. Ai a kuzohet se i ka marrë një 73-vjeçareje varësen e floririt nga qafa duke e d hunuar.

Njoftimi i policisë: Pas marrjes së njoftimit se në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë i kanë marrë duke ushtruar dhunë fizike një varëse floriri që kishte në qafë shtetses Q. T., 73 vjeçe, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët falë mirëorganizimit të punës, veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” shtetasin P. L., 25 vjeç, banues në Lushnjë. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që autori i vodhi me dhunë 73-vjeçares.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close