Categories Lajme

Ndalohet i riu që donte të korruptonte policin pasi hyri me të kuqe

Gjatë 48 orëve të fundit Policia Rrugore ka çuar në pranga 18 drejtues mjetesh, 10 prej të cilëve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim pa leje drejtimi.

Ndërsa në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, janë konstatuar me radar, dy automjete, një “Land Rover” që drejtohej nga B. S., nga Tirana, i cili qarkullonte me shpejtësi 194/km/h dhe një “Benz” që drejtohej nga një qytetar nga Kosova M. I., me banim në Zvicër, i cili qarkullonte me shpejtësi 191 km/h.

Të dy drejtuesit e mjeteve nuk i kanë ndaluar patrullës së Policisë Rrugore me radar, por janë kapur nga shërbimet e Policisë Vlorë dhe janë ndëshkuar me masë administrative me nga 48.000 lekë të rinj secili.

Po ashtu në në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë konstatuar me radar, mjetin tip “Benz” që drejtohej nga B. K., nga Tirana, i cili qarkullonte me 160 km/h.

Drejtuesi është ndëshkuar me 10.000 lekë të rinj gjobë, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje pikësh nga patenta.

Sakaq gjatë kontrolleve në 48 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 64 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini të sigurt në destinacion.

Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 48 orëve të fundit, ka çuar në pranga 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës kanë goditur një tjetër rast të mitëdhënies, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku drejtuesi i një motomjeti, shtetasi M. S., për të shmangur masën administrative pasi kishte kaluar me semafor të kuq, iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2500 lekë të rinj.

Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, janë konstatuar me radar, nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, dy automjete, një “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi B. S., nga Tirana, i cili qarkullonte me shpejtësi 194/km/h dhe një “Benz” që drejtohej nga një shtetas kosovar M. I., me banim në Zvicër, i cili qarkullonte me shpejtësi 191 km/h. Të dy drejtuesit e mjeteve nuk i kanë ndaluar patrullës së Policisë Rrugore me radar, por janë kapur nga shërbimet e Policisë Vlorë dhe janë ndëshkuar me masë administrative me nga 48.000 lekë të rinj secili.

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë konstatuar me radar, mjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi B. K., nga Tirana, i cili qarkullonte me 160 km/h. Drejtuesi është ndëshkuar me 10.000 lekë të rinj gjobë, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje pikësh nga patenta.

Gjatë kontrolleve në 48 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 64 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 2908 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME