Fier,Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë bën ndalimin e shtetasit A.M, 40 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.H dhe E.V.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit K.Ç.
Policia po punon për dokumentimin e rasteve të tjera pasi këta shtetas janë të dyshuar edhe për disa vjedhje në zonën e Fierit dhe Vlorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.