
Është vënë në prangat e Policisë një shtetas i cili tregtonte në biznesin e tij produkte mishi dhe bulmeti pa licencë.
Në bashkëpunim më AKU-në dhe Hetimin Tatimor, Policia ka ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme të qarkut Tiranë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.
Gjatë kontrolleve u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale, A.A, 48-vjeç, nga Tirana për për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i mallrave dhe artikujve ushqimor”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga nenet 288/a, 178, 179 të Kodit Penal.
Në cilësinë e provës material, në subjektin e shtetasit të sipërpërmendur u gjetën dhe u sekuestruan sasi të konsiderueshme me produkte mishi dhe bulmeti pa licencë.
Ndërkohë, ky subjekt u gjobit nga ana e AKU-së në shumën prej 1.650.000 lekë për shkeljet e konstatuara, ndërsa nga ana e Hetimit Tatimor në shumën prej 137.366 lekë për mallra pa faturë të dyshuara si kontrabandë.
Për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.