Lajme

Ndaloi makinën dhe u fut në lokal i nxirë në fytyrë, humb jetën një shofer në Durrës

Një drejtues mjeti dyshohet se ka humbur jetën pak minuta më parë në lagjen nr. 11 rruga “Aleksandër Goga” në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk e ka ndjerë veten mirë dhe ka ndaluar automjetin pranë një lokali drejt të cilit ka shkuar për të kërkuar ndihmë. Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se personi ka nisur të nxihet në fytyrë. Në vendgjarje ka shkuar policia dhe një ambulancë.

“Durrës/Informacion paraprak Më datë 03.03.2021, në orën 14:20, në lagjen nr. 2, Durrës, shtetasi N. L., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka gjetur vdekjen në automjetin e tij.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: