Categories Lajme

“Ndaluan për të bërë foto”, detaje nga pengmarrja e biznesmenit dhe punonjëses në aksin Peqin-Elbasan

Një biznesmen dhe një punonjëse e tij janë marre peng  teksa kishin ndaluar në autostradën Peqin-Elbasan. Dy persona i kanë dhunuar dhe nën kërcënim i kanë kërkuar 20 mijë euro.

Seit Manahasa, një personazh i njohur i botës së krimit në Elbasan, së bashku me një person tjetër i identifikuar tashmë nga policia me inicialet K.M, rezultojnë të kenë marrë peng biznesmenin G.M. dhe punonjësen e tij, me inicialet e emrit F.D.

Moka përfaqëson kompaninë “Certi W South Balkans” që ka si specialitet pajisjen me certifikata ISSO të bizneseve si dhe dy kompani të tjera që quhen “Agricoltura Moderna Europe” dhe “I-Research 2014”.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Ora News, thuhet se M dhe punonjësja e tij F.D, në 21 maj 2021, ndodheshin në Lushnje dhe po udhëtonin në drejtim të Elbasanit, pasi kishin një takim me drejtuesit e kompanisë “Rozafa”.

Pa shkuar në Peqin, kanë ndaluar në një xhep rruge, me qëllim për të bërë fotografi tek një biznes të përpunimit të inerteve, me qëllim për të biseduar me pronarin për certifikimin.

Menjëherë pranë tyre ka mbërritur një automjet tip fuoristradë e bardhë BMW X5. Dy persona që kanë dalë prej saj i kanë kërkuar që ti ndiqnin, duke u futur në ambientet e biznesit.

Në dokumentet e prokurorisë thuhet se pasi i kanë zbritur të dy nga makina, kanë filluar t’i godasin duke i kërkuar 20 mijë euro me argumentin se u kishin dëmtuar skrepin, duke i hedhur sheqer apo që kanë kryer veprime të tjera në ambientet e subjektit.

Madje në material shënohet se M e kanë g oditur edhe me gurë në kokë. Duke mohuar ngjarjet, M i ka kërkuar të akuzuarve së paku të linin të lirë punonjësen.

Madje pasi i kanë zhveshur, i kanë filmuar duke i kërcënuar se videon do ua çonin familjarëve nëse biznesmeni nuk do ti jepte 20 mijë euro. “Do biesh lekët, në të kundërt do të të v rasim familjen, nëse ti do shkosh të ankohesh”, ka qenë një prej kërcënimeve të shënuar në dosje.

Pas lirimit, rrugës për në Elbasan, G. ka telefonuar djalin e tij dhe i ka shpjeguar se çfarë kishte ndodhur.

Po kështu ka njoftuar dhe një mikun e tij, i cili i kishte thënë të shkonte te Drejtoria e Policisë Elbasan, pasi ishin njoftuar për ngjarjen dhe po i prisnin. Pas kallëzimit, policia e Elbasanit ka urdhëruar RENEA-n, e cila kreu arrestimin e Seit Manahasës, ndërsa shpalli në kërkim mikun e tij me inicialet K.M.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME