Lajme

Ndarja e PD/ Aleati i vjetër apel Berishës dhe Alibeajt: Uluni për një marrëveshje

Në ditën e dytë të Vitit të Ri kreu i PR-së, Fatmir Mediu në një postim në Facebook,  i kujton Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt që të ulen për të gjetur një marrëveshje për zgjedhjet lokale për kandidatët. Aleati i vjetër i Berishës, thotë se e djathta pa garë nuk ka vlerë.

“Opozita duhet të dali me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake. Cdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat i sherben pushtetit te Edi Rames. Cdo parti politike opozitare duhet të dali me listen e vete të keshilltareve.

Të gjithë kanditatet për kryetar bashkije duhet të perfshinë në shtabet e tyre elektorale të gjithë keshilltarët e subjekteve politike opozitare. Cdo votë për këshilltarë duhet të jetë votë për kandidatin.

Opozita duhet të ndërtojë një marrëveshje brenda vetes, ku keshilltarët për keshillat bashkiake të jenë ata që marrin me shume vota. E djathta pa garë nuk ka vlerë” shkruan ai

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close