Categories Lajme

Ndarja e përvojave të turizmit familjar: Workshop në Vlorë me Gal Terra d’Arneo

Terra d’Arneo dhe  Shqipëria,

Ndarja e përvojave të turizmit familjar: Workshop në Vlorë me Gal Terra d’Arneo

Vlorë – Këshilli I Qarkut Vlorë projekton një urë bashkëpunimi përtej Adriatikut për të ndarë një sërë ngjarjesh të përbashkëta me GAL Terra D’Arneo “që finalizohen me promovimin e turizmit përkatës familjar, si dhe transferimin e praktikave të mira në menaxhimin e mikpritjes dhe shërbime të dedikuara posaçërisht për familjet”.

Ditën e Shtunë 25 dhe të Dielën 26 Shtator nisin aktivitetet e projektit “Friends4family” të financuar në kuadër të programit  “Ipa-Cbc Interreg Itali-Shqipëri-Mali i Zi”. Në workshopin dy-ditor që do të organizohet në Vlorë, Keshilli I Qarkut Vlorë do të përfaqësohet nga Kryetari, Z.Ervis Moçka, Nga Prefekti i Qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj, Zv/Kryetare e Bashkisë Vlorë Znj. Aulona Veizi, Kryetari I Dhomës së Tregëtisë Vlorë, Kryetari I Shoqatës së Turizmit Vlorë, dhe perfaqësues nga institucionet publike dhe operqatore te fushës së turizmit, të cilët do të ilustrojë rezultatet e marra në zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal të cilat synojnë promovimin e shërbimeve për personin, me një dimension ngushtësisht familjar, për një turizëm cilësor dhe në respektim të mbrojtjes së mjedisit. Kjo eksperiencë e çmuar, së bashku me ngjashmëritë midis rajonit Puglia dhe qarkut të Vlorës, të karakterizuar historikisht nga mjedise rurale, do të jenë në qendër të kësaj faze të parë të projektimit.

“Një mundësi e jashtëzakonshme për tu ndarë me miqtë tanë shqiptarë, mënyra më e mirë për të festuar përvojat dhe sukseset gati 25 -vjeçare të angazhimit tonë të përditshëm në territor. Më pas – thekson  zoti Cosimo Durante, president i Gal Terra d’Arneo Srl – ne do të kemi një B2B (takim me bizneset) në selinë e GAL Terra D’Arneo në datat  9 dhe 10 Tetor, rezultatet e të cilit, së bashku me ato të workshopit të realizuar në Vlorë fundjavën e ardhshme, do të formojnë shtyllën kurrizore të konferencave finale të projektit, të cilat do të mbahen mes tetorit dhe nëntorit, ku përveç rezultateve, do të prezantohen edhe mjetet që do të garantojnë vazhdimin e këtij eksperimenti interesant, nga të cilët jemi të bindur se të gjithë do të dalim më të suksesshëm».

Kryetari I Këshillit të Qarkut Vlorë, zoti Ervis Moçka, nënvizon rëndësinë e krijimit dhe konsolidimit të marrëdhënieve midis dy komuniteteve, të bashkuara historikisht nga ndjenjat e miqësisë dhe vëllazërisë. Vitet e fundit – shpjegon zoti Moçka – ne kemi patur një rritje të rëndësishme të turistëve italianë dhe projekti “Friends4Family” do të sjellë një ndryshim vendimtar në fushën e turizmit familjar, duke krijuar një rrjet harmonik të operatorëve nga të dy rajonet, të cilat do të vijojnë më tej”.

GAL “Terra d’Arneo” vepron në territorin e gjerë të bashkive Alezio, Campi Salentina, Carmiano, Copertino, Galatone, Gallipoli, Guagnano, Leverano, Nardò, Salice Salentino dhe Veglie ku ndodhet si institucion ndërsa Këshilli i Qarkut Vlorë përfshin bashkitë Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME