Lajme

Ndarja nga jeta e ish-futbollistit Astrit Guri, Meta mesazh ngushëllimi

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Skraparit, Astrit Guri. Meta i shpreh mirënjohje Gurit për të gjitha kujtimet dhe emocionet e dhuruara, si dhe për personalitetin e shkëlqyer sportiv që ka përcjellë të të rinjtë.
Postimi i Ilir Metës: I trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-futbollistit të shquar të Skraparit, Astrit Guri. Mirënjohje për kujtimet e paharruara dhe emocionet, që i dhuroi në veçanti komunitetit tonë në vitet ’70-’80, si dhe për personalitetin e shkëlqyer sportiv që krijoi duke u bërë një shembull frymëzimi për më të rinjtë.
Ngushëllime familjes së dashur Guri, miqve, bashkëlojtarëve dhe komunitetit të Skraparit, që do ta kujtojë gjithmonë me nderim! Të prehet në paqen e merituar!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close