
Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një postim për vdekjen e kantautorit të njohur italian, Toto Cotugno. “Duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të pushosh në paq”, shkruan ndër të tjera Rama. Cutugno ndërroi jetë sot në moshën 80 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Postimi i Ramës:
Ti ishe një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të pushosh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte një privilegj të jetoja në të njëjtën kohë me një legjendë si ju.