Categories Lajme

Nderim kujtimit të tre Heronjve të Shkodrës: Perlat Rexhepi, Branko Kadia dhe Jordan Misja

Nderim kujtimit të tre Heronjve të Shkodrës: Perlat Rexhepi, Branko Kadia dhe Jordan Misja

Fshati Vajzë i Labërisë trime mikpriti sot ceremoninë përkujtimore të nderimit të 3 heronjve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare Perlat Rexhepi, Branko Kadia dhe Jordan Misja.

Tre dëshmorët ishin në lule të rinisë kur dora gjakatare e pushtuesit ia ndërpreu atë barbarisht, si sot 80 vite më parë, më 22 qershor 1942.

Në mëngjesin e 22 qershorit 1942, qindra forca pushtuese rrethuan shtëpinë e Jordan Misjes në Shkodër.

Me anën e kryeplakut që bashkëpunonte me fashistët, këtyre partizanëve trima iu kërkua të dorëzoheshin. Por përgjigja e tyre e përsëritur ishte “luftëtarët e lirisë nuk dorëzohen”.

Shpërtheu beteja e ashpër dhe qëndrimi heroik dhe i pashoq i 3 djemve-burra bëri bujë jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë.

Sakrifica e tyre frymëzoi mijëra të tjerë të rinj të cilët iu bashkuan luftës dhe e shkruan historinë e saj me gërma të arta.

I lavdishëm qoftë kujtimi i tyre! Nderim për birin trim të Vajzës, Perlat Rexhepin dhe shokët e tij të shkodranë të armëve, Branko Kadinë dhe Jordan Misjen.

Mirënjohje për organizatën e dëshmorëve dhe veteranëve të LANÇ-it dhe shoqatën “Labëria”, dega Vlorë për organizimin e ceremonisë së sotme. Falenderime shoqatës së dëshmorëve të LANÇ-it nga Shkodra të cilën e nderuan këtë aktivitet me praninë e tyre.

Pas ceremonisë, miqtë nga Shkodra vizituan parkun arkeologjik të Amantias.

I përjetshëm qoftë kujtimi i “3 heronjve të Shkodrës” dhe i gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë!

I paharruar do të mbetet përjetësisht në kujtesën e pjesëmarrësve në LANÇ dhe të gjithë popullit shqiptar data 22 Qershor 1942, ku u zhvillua epopeja heroike në Fushë-Firej të Shkodrës dhe ku ranë heroikisht kundër forcave fashiste 3 trimat e pamposhtur!

Në këtë 80 vjetor , një falenderim shkon për organizatën e dëshmorëve dhe veteranëve të LANÇ-it dhe shoqatën “Labëria”, dega Vlorë e cila me mbështetjen e Bashkisë Selenicë organizuan ceremoninë e sotme në fshatin Vajzë ku nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe shoqata e deshmorve LANC Shkodër. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME