Lajme

Ndërpritet Konferenca e Kryetarëve, Alibeaj kërkon mbledhje të hapur për mediat

Ndërpritet vetëm pak minuta pas nisjes konferenca e kryetarëve ku do të diskutohet dhe përcaktohet raundi i parë i votimit të presidentit të ri.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që mbledhja e konferencës së Kryetarëve të jetë e hapur për mediat, në transmetim live. Kërkesa e Alibeaj është bërë shkak për ndërprerjen e mbledhjes, me qëllim krijimin e kushteve teknike.

Në konferencën e kryetarëve, PD përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi dhe Jorida Tabaku si kryetare e komisionit të integrimit. Gjithashtu të pranishme janë edhe deputetet Grida Duma dhe Flutura Açka.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close